SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit në vend. Burime bëjnë me dije se 4 spitale nuk i kanë kthyer pergjigje Strukturës Antikorrupsion lidhur me këtë çështje. Spitalet nuk kanë dhënë asnjë infomacion duke mos sjellë dokumentet për shërbimet që kryhen, sasitë e tyre dhe pagesat e bëra për koncensionarët që kanë fituar tenderin.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor ata kanë afat për kthyerjen e përgjigjes deri ne fund të kësaj jave, dhe nese një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë.

Kujtojmë se SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncensionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020. Që në fillim të këtij viti SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona.

Sterilizimi i pajisjeve mjekësore dhe Check Up-it pritet t’iu hapë telashe zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë që janë përfshirë në abuzime, duke shkelur ligjin dhe shpërdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Mësohet se hetimet për këto dy dosje të rëndësishme shtrihen përtej 2019, madje deri në vitin 2015, me qëllim që të zbulohen zyrtarët e përfshirë në abuzime.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re