Pas publikimit të lajmit se Partia Socialiste kishte një database me të dhënat e 910 mijë personave në Shqipëri, SPAK ka thirrur për të dëshmuar drejtuesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Gazetarët do të paraqiten pranë prokurorisë në orën 13:30 për të dëshmuar lidhur me çështjen e publikimit të database-it.

Ndërkohë më herët SPAK ka nisur hetimet për ekzistencën e këtij database-i për votat e Partisë Socialiste, gjithashtu SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albanias për të krahasuar të dhënat nëse janë të njëjta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re