Operacioni i SPAK në zyrat e drejtorisë së Arsimit në Dibër është dekonspiruar, dhe nuk është arritur që të shkohet deri te personat që do të merrnin rryshfetin.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Halit Shehu, i cili kërkonte që të punësohej si mësues, kishte negociuar me shtetasin Fitim Farruku, shef i financës në këshillin e qarkut për të takuar burrin e drejtoreshës së zyrës arsimore, shtetasin Lulzim Dani, në mënyrë që ti jepte shumën prej 1 milionë lekësh.

Takimi mes Shehut dhe Danit nuk është realizuar, pasi dyshohet se dikush i ka lajmëruar ata që ishin në përgjime. Dani u la i lirë pas verifikimeve, ndërkohë që të vetmit të arrestuar janë Halit Shehu dhe Fitim Farruku.

SPAK nuk ka mundur që të provojë se zarfi me 1 milionë lekë të vjetra do të mbërrinte në duart e Danit, edhe pse ka një telefonatë mes tij dhe personave të tjerë të arrestuar.

Ajo që është alarmante në këtë histori është fakti se edhe një operacion i një niveli të tillë, nga fundorët për SPAK nuk është arritur që të përfundohet, pikërisht për shkak të dekonspirimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko