Avokati Ledio Braho i ftuar në “Fax News” tha se kërkesa e PD për ngritjen e komisioneve hetimore do të shqyrtohet nga SPAK dhe prokurori të tjera dhe se të gjitha provat qe do jene pjese te procedurave te ndjekura nga keto institucione kane te bejne me punesimet dhe fondet e rindertimit.

Braho gjithashtu tha për SPAK se ka nisur punën për të ndëshkuar padrejtësitë me tenderat korruptivë por duhet ende shumë punë për të arrestuar “Peshqit” e mëdhenj.

Braho nënvizoi se zvarritja e çështjeve gjyqësore vjen si pasojë e mungesës e gjyqtarëve, numri i të cilëve është reduktuar nga Vettingu.

“Është një vendimmarrje që shihet më tej nga komisioni hetimor nëse do të ketë elementë që do të zbulohen nga komisioni hetimor. Këto do t’i përcillen edhe SPAK-ut apo prokurorive të tjera për të kryer veprime të mëtejshme. Kjo është një mënyrë që PD shfrytëzoi parlamentin dhe komisionet hetimore për vërtetimin e pretendimeve që ka ngritura.

Gjatë fazës së ankimeve administrative që PD ngriti nuk arriti në KQZ që me shumicë votash KAS vendosi mos pranonte që të kërkonte ato prova që PD pretendonte. Tashmë nëpërmjet komisionit hetimor të gjithë ato prova që janë pjesë e procedurave të ndjekura nga institucionet qendrore apo vendore, kanë të bëjnë për punësimet, me fondet e rindërtimit.

SPAK – RTSH janë vendosur disa masa arresti është e rëndësishme që të zbardhen të gjitha aferat që bëhen me fonde buxhetit të shtetit nëpërmjet procedurave të prokurimit. Duhet të kemi parasysh janë disa hetime të tilla që SPAK ka marrë masa të caktuara për burg, dosja e bashkisë Lushnjës, dosja e tenderit për uniformat e brendshme.

Këto tregojnë se SPAK po punon por duhet ende punë që të shkohet tek “peshqit e mëdhenj” sepse kemi parasysh sepse SPAK u krijua për “peshqit e mëdhenj”. Sado e madhe të jetë afera e korrupsionit në RTSH nuk besoj se është ish drejtori i përgjithshëm i RTSH simboli i korrupsionit në Shqipëri.

Zgjatja e organeve të Vetingut – Nuk jam optimist në lidhje me këtë iniciativë dhe kjo ska të bëjë me faktin që duhet të zgjatet mandati i KPK, por ka të bëjë me fakti që mandati i KPK do të ishte 5 vjecar.

Jam pro ndryshimit të hartës gjyqësore, Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime që nga miratimi i kësaj harte gjyqësore që kemi në fuqi. Pjesa kryesore ajo që ka debate më të mëdha, disa gjykata rrethesh do të shkrihen së bashku me gjykatat e apelit e apeleve nëpër rrethe do të shkrihen dhe po ashtu do të ketë vetëm gjykata e apelit Tiranë.

Kemi një ekperiencë siç është ajo e gjykatës së apelit administrativ që po ashtu është një për gjithë Shqipërinë. Pavarësisht faktit që gjykimet në gjykatë marrin shumë kohë , kjo nuk vjen si pasojë e pasjes së ndonjë godine por si pasojë e mungesës së gjyqtarëve pra nuk ka gjyqtarë mjaftueshëm, një pjesë janë shkarkuar nga Vettingu. Prandaj kjo është arsye që proceset gjyqësore marrin 3-4 vite nga momentin kur depozitohen ankimet”, tha Braho.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re