Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se SPAK-u është një realitet i cili u ka prishur gjumin të pandëshkueshmëve të politikës.

Basha tha se Prokuroria e Posaccme meriton një mbështetje totale, pasi sipas tij “është sot në rrezikun më të madh për shkak të pazarit të fundit midis kryeministrit dhe ish kryeministrit që ndajnë hallet e përbashkëta në raport me drejtësinë e pakontrolluar nga ta”.

Ndër të tjera, ish-kreu i PD-së shtoi se ata që kanë varur shpresat te SPAK-u, duhet ta dinë që e kanë gabim. Skenën politike e pastron vota e qytetarëve shqiptarë.

“SPAK-u është një realitet i cili u ka prishur gjumin të pandëshkueshmëve të politikës. Për këtë arsye meriton një mbështetje totale dhe është sot në rrezikun më të madh për shkak të pazarit të fundit midis kryeministrit dhe ish kryeministrit që ndajnë hallet e përbashkëta në raport me drejtësinë e pakontrolluar nga ta.

Dhe për këtë arsye, qëndrimi ynë dhe i gjithë atyre që besojnë tek një Shqipëri me barazi para ligjit, është mbështetje pa kushte për SPAK-un.

Kjo është një gjë dhe padiskutim është pjesë e profilit tonë politik, por askush nuk ka varur shpresat që zgjedhjet e ardhshme t’i caktojë apo t’i vendos SPAK.

Ata që kanë varur shpresat te SPAK-u, duhet ta dinë që e kanë gabim. Skenën politike e pastron vota e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re