SPAK kërkon zyrtarisht konfiskimin e 82 milion e 440 mijë e 285 lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt, disa prej tyre në emër të familjarëve të tua.

BalkanWeb mëson se pasuritë janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh.

Ato ndodhen të gjitha në Vlorë. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Mes konfiskimeve është dhe një shoqëri ”TURI&MZB” sh.a.