Prokuroria e Posaçme ka ushtruar 2 kontrolle në qytetin e Elbasanit në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.
Sipas burimeve, kontrollet janë kryer pak ditë më parë dhe brenda një banese janë gjetur rreth 200 mijë euro.
Gjithashtu mësohet se u gjetën dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore.
Nderkohe qe ne kontrollin e ushtruar diten e sotme, SPAK ka sekuestruar dy aparate celularë.
MBLEDHJA
Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.
Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedentë penal në fushatat elektorale.