Kryeprokurori Olsian Çela, pas raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KPL) ka folur për mediat, duke zbuluar detaje nga bashkëpunimi i Prokurorisë së Përgjithshme me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore.

Çela tha se i kanë ofruar SPAK edhe mbështetje në infrastrukturë, “në mënyrë që prokurorët dhe hetuesit e Byrosë të kenë hapësira në godinat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm gjatë periudhës së zgjedhje.”

Ndër të tjera ai tha se me afrimin e datës së zgjedhjeve do të shtohet numri i prokurorëve që hetojnë krimet zgjedhore, ndërsa kërkoi që të sigurohen të gjitha mekanizmat e duhur në mënyrë që prokurorët të punojnë edhe në kushte të presionit.

Çela: Për të shtrirë bashkëpunimin, kemi ofruar edhe mbështetjen në infrastrukturë SPAK në mënyrë që prokurorët dhe hetuesit e Byrosë të kenë hapësira në godinat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm gjatë periudhës së zgjedhje. Keni parë që ka patur takime në nivel drejtuesish dhe prokurorësh. Janë masa që i shërbejnë nivelit më të lartë të koordinimit, bashkëpunimit dhe efikasitetit institucional në këtë aspekt.

Qëllimi ka qenë stacionimi i oficerëve dhe prokurorëve aty me qëllim të filtrimit të informacionit. Puna jonë është e tillë që e bën të mundur përballjen me presonin. Është punë nën presion. E rëndësishme është të kemi mekanizmat e duhur tu sigurojmë prokurorëve të punojnë në kushtet e presionit dhe të jenë efektivë. I gjithë kuadri ligjor i siguron mbrojtje prokurorëve për të ushtruar profesionin e tyre edhe në kushtet e presionit. Patjetër ka nevojë për funksionimin e të gjithë mekanizmave.

Ndryshe nga vitet e tjera, e kemi organizuar punën në dy nivele. Me seksionet e posaçme, të përkohshëm, me një grup prokurorësh që merren me hetimin e krimeve të zgjedhjeve dhe me afrimin e ditës së zgjedhjeve parashikohet që në listat e gatishmërive të shtohet lista e prokurorëve për t’iu përgjigjur çdo lloj eventualiteti që lidhet me zgjedhjet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko