Mbi 300 efektivë të policisë janë nën monitorin e Prokurorisë së Posaçme ku tashmë po verifikohen per lidhje te mundshme me boten e krimit.

 

Gjithçka u zbulua nga SPAK pas arrestimit të ish-kreut të Forcave Operacionale Oltian Bistri, drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

 

Burime për Vizion Plus nga organi i hetimit konfirmojne se janë disa drejtues të lartë të Policisë që po hetohen pasi emri i tyre ka dalë në përgjime, si të dyshuar se mbanin lidhje dhe kontakte me personazhe te krimi.  Disa prej tyrë pritet që në ditët në vijim të merren në pyetje nga hetuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

SPAK ka arritur që të sigurojë edhe biseda ku shefa komisarjatehs flasin për pagesat fikse mujore qe merrnin nga bandat e krimit.

 

Kanë qënë agjesite ligjzbatuese nderkombetare policia belge dhe ajo franceze që kanë sjellë transkriptime të shumta pas zbërthimit të aplikacioneve CriptoChat dhe Sky, programe të koduara që përdoren nga eskponentet e krimit.

 

Në këto transkriptime kane dale edhe zyrtarë , kryebashkiakë apo edhe drejtues bankash të nivelit të dyte. Të njëjtat burime shprehen se janë fiksuar edhe biseda ku flitej për të siguruar doza të lëndëve narkotike.

 

Jo vetëm për drogë, por ka biseda të shumta për kazino e aktivitete të tjera të jashtëligjshme. SPAK është në procesin e verifikimeve dhe nuk dihet ende se cilët do të jenë personat që do të përfshihen në këto hetime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re