Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) kanë zbarkuar ditën e sotme në zyrën vendore Arsimore të Dibrës dhe në Këshillin e Qarkut.

Sipas News24, nuk dihet ende se çfarë ka sjellë prokurorinë e posaçme në këto institucione teksa po vijon puna për verifikimin e disa dokumenteve.

Deri më tani bëhet e ditur se janë shoqëruar në komisariatin e Dibrës tre zyrtarë, dy inspektorë të Zyrës Vendore Arsimore si dhe një financier i Këshilit të Qarkut.

Nuk dihet nëse këta persona kanë të njëjtën çështje të cilën po e heton SPAK apo janë çështje të ndryshme, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re