Prej ditësh rajone të Spanjës janë përfshirë nga flakët duke djegur mijëra hektarë tokë e duke detyruar qindra banorë të evakuohen.

Mbi 1,700 njerëz nga 13 fshatra në Spanjë u detyruan të evakuohem nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që shpërthyen në të gjithë vendin, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës pësoi një valë të të nxehtit.

Zyrtarët thanë se zjarri në vargun malor Sierra de Culebra në provincën e Zamora filloi të mërkurën gjatë një shkarkese elektrike duke djegur 25 mijë hektarë e duke detyruar qindra banorë të evkuohen.

Zjarret më të vogla shpërthyen gjithashtu në provincën qendrore të Toledos dhe në provincat verilindore të Zaragozës në Aragon, si dhe në Lleida në Katalonjë.

Që nga e shtuna herët, zjarri në majë të malit Montsec kishte prekur rreth 1700 hektarë deri më tani, raportojne mediat e vendit.

Pjesa më e madhe e Spanjës ishte në rrezik të lartë nga zjarri i pyjeve të premten pasi vendi duroi ditën e gjashtë të një vale të të nxehtit.

Temperaturat mbi 40 gradë Celsius janë regjistruar në shumë qytete dhe zona të tjera gjatë gjithë javës.

Zyrtarët prisnin që nxehtësia e furishme të fillonte të qetësohej të dielën.

Mbi 600 zjarrfikës luftuan me flakët që ranë në një nga xhevahiret e njohura të Spanjës, një zonë e dendur pyjore në Sierra de Culebra, ku strehoeshin mbi 70 lloje zogjsh dhe një nga habitatet më të njohura të ujqërve.

“Është vërtet shqetësuese. Kjo është një zonë unike, shtëpia e disa prej biodiversitetit më të pasur në Evropë. Dhe është prekur nga një zjarr shkatërrues me përmasa brutale,” tha ambientalisti Sergi García.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re