Skip to content

“Spanja i bën apel për kripë PD-së”, vjen kundërpërgjigja për Ramën: Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin

Partia Demokratike i është përgjigjur ironisë së kryeministrit, i cili u shpreh ditën e sotme se Spanja, e cila gjithashtu ka shfaqur problematika për shkak të kushteve të vështira të motit, i bën apel për ta ndihmuar me kripë PD-ja.

PD-ja shkruan se Shqipëria ka ngecur në baltë, ndërsa kryeministri i vendit nuk e humb mundësinë për të bërë asgjë për Shqipërinë.

“Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.” shkruan PD.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb