Spanja si duket po e lë pas koronavirusin.Për herën e dytë radhazi, vendi ka regjistruar vetëm një viktimë nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore në vend njoftuan se sot u regjistrua vetëm një vdekje nga Covid-19 ndërsa totali i viktimave rritet në 27,119.

Po ashtu, brenda ditës Spanja ka konfirmuar edhe 1,137 raste të reja me Covid-19 ndërsa totali në nivel kombëtar rezulton të jetë 284,986. Spanja mbetet vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia, e paraprirë nga SHBA, Brazili dhe Rusia.

Tashmë qendra e pandemisë është zhvendosur në Amerikën Latine, ndërsa kritike situata mbetet edhe në Rusi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re