Spanja më në fund duket se ditët e fundit po merr frymë nga paniku që e kishte pushtuar prej ditësh nga viktimat e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 281 viktima ku shikohet një rritje e lehtë në krahasim me një ditë më parë ku numri i viktimave ishte 268.

Ndërkohë deri më tani në Spanjë janë 215 216 persona të infektuar, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 115 000 pacientë.  Spanja është vendi i katër në botë porsa i përket numrit të viktimave me 24 824.

Pandemia ka shkaktuar më shumë se 233,000 vdekje në të gjithë botën dhe më shumë se 3.2 milion të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re