Spanja ka sekuestruar një jaht luksoz me vlerë prej 140 milionë eurosh që i përket oligarkut rus, Sergey Chemezov, i ankoruar në portin e Barcelonës.

Jahti prej 85 metrash “Valerie”, i cili thuhet se i përket Chemezov-it, një prej oligarkëve rusë me të cilin presidenti rus, Vladimir Putin është në bashkëpunim të ngushtë dhe që është drejtues i një kompanie publike të armëve.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez për një kanal televiziv tha se jahti në fjalë “i përket njërit prej figurave kryesore të oligarkëve rusë dhe vlen 140 milionë euro”.

Ai tha se “sanksionet kundër regjimit të Putinit dhe oligarkëve janë efektive dhe do të vazhdojnë”. “Ne duhet të veprojmë me forcë dhe vendosmëri kundër Putinit, regjimit të tij dhe oligarkëve, të cilët pasurohen duke shtypur popullin rus në këtë sistem korrupsioni”, tha Sanchez.

Kryeministri spanjoll njoftoi se Spanja do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç kërkohet nga NATO.

Për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, Spanja sekuestroi një jaht që i përkiste një oligarku rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re