Spanja ka nisur të marrë frymë më normalisht tashmë dhe duket se është në fund të frikës së shkaktuar prej ditësh nga koronavirusi, në lidhje me numrin e jetëve të humbura.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan138 viktima nga Covid 19 duke e çuar në 27 459 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë janë konfirmuar 1 721 raste të reja të infektuar me Covid 19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 274 367.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve pas SHBA dhe i katërti për numrin e viktimave.

Ndërkohë deri më tani në gjithë botën kanë humbur jetën mbi 303 mijë persona dhe mbi 4.5 milionë konfirmohen të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re