Skip to content

Spanja zëvendësim rekord trajnerit para nisjes së botërorit

Screenshot 2018 06 13 14 04 37 275 com.android.chrome

Kur jemi vetëm një ditë para nisjes së botërorit në Rusi dhe vetëm dy ditë nga ndeshja e parë përballë Portugalisë në kombëtaren e Spanjës ndodh “tërmet’’.

Gjatë ditës së djeshme Real Madridi zyrtarizoj zëvendësuesin e Zidan në stolin e kampionëve të Europës dhe zgjedhja ishte trajneri kombëtares së Spanjës, Julien Lopetegui. Federata spanjolle nuk kishte pasur asnjë ide për këto bisedime dhe ashtu, si u shpreh presidenti i saj ishin njoftuar me një telefonatë vetëm 5 minuta përpara zyrtarizimit.

Kjo solli edhe shkarkimit e Lopeteguit dhe zëvendësimin e tij të menjëhershëm nga Fernando Hierro. Ish mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle nuk ka një karrierë të madhe, si trajner pasi më herët ka qënë ndihmës pikërisht tek Real dhe së fundmi trajner i Real Oviedo në Ligën e Dytë.

Përballë Portugalisë së Kristiano Ronaldos por edhe gjatë këtij botërori do të shihet cili do të jetë reagimi në fushë i futbollistëve ndërkohë jashtë fushe nuk kanë mbaruar të tilla reagime për këtë zëvendësim rekord trajneri përpara një botërori./Berati.TV