Së fundmi, Spanja ka marrë një vendim për të huajt që ndodhen në territorin e saj dhe që së shpejti u mbarojnë lejet e qëndrimit. Sipas vendimit të marrë zgjatet qëndrimi i të huajve që gjenden në Spanjë në situatë të rregullt (që kanë vizë ose qëndrojnë pa vizë) për një periudhë prej jo më shumë se 90 ditësh, me kushtin që kjo situatë e rregullt të ketë humbur vlefshmërinë e saj përgjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu zgjatet leja e qëndrimit e përkohshme apo e punës për motive studimore e shkollimi, për programet e shkëmbimit të nxënësve dhe studentëve, për praktikat e papaguara dhe për misionet humanitare. Zgjatet vetëm leja e qëndrimit, e cila ka humbur vlefshmërinë përgjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo leje qëndrimi zgjatet ndryshe nga leja më lartë zgjatet për 6 muaj duke filluar nga dita e përfundimit së gjendjes së jashtëzakonshme në Spanjë.

Gjithashtu të huajt që gjenden jashtë shtetit mund të hyjnë në Spanjë duke paraqitur dokumentin e vlefshëm të udhëtimit dhe kartën e familjarit të një prej vendeve të BE-së, apo kartën e identitetit të të huajit, por që ka dalë jashtë afatit të vlefshmërisë.

dokumenti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re