Në Spanjë, dy partnerët e qeverisë së koalicionit të majtë të pakicës, Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) dhe Unidas Podemos, ranë dakord për një ndryshim ligjor për të përfshirë krimin e diskriminimit racor ndaj romëve në kodin penal.

Me projektligjin e miratuar nga Komisioni Parlamentar i Barazisë, parashikohet që krimet e diskriminimit racor ose poshtërimit të kryera ndaj romëve me anë të publicitetit, përhapjes ose glorifikimit të dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet.

Nëse ligji i lartpërmendur kalon në Asamblenë e përgjithshme të Parlamentit do të jetë hera e parë në Spanjë që krimi i diskriminimit racist ndaj romëve përfshihet në kodin penal.

Aktualisht në Spanjë jetojnë rreth 750 mijë romë.

Zëvendëskryeministri i vendit Pablo Iglesias në vitin 2020 dhe Pere Aragones, kreu i Qeverisë Autonome të Katalonjës në 2021, kërkuan falje për “persekutimin dhe racizmin institucional” të deri në 12 mijë romëve që u burgosën në Spanjë më 30 korrik të vitit 1749.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re