Numri i personave që u sulmuan seksualisht nga priftërinjtë në Spanjë kur ishin të mitur mund të kalojë 200,000, tha së fundi një komision i pavarur hetimor për krimet kundër fëmijëve brenda Kishës Katolike.

Raporti nuk jep numra të saktë, por përfshin një sondazh, të kryer me kërkesë të komisionit me më shumë se 8,000 njerëz, i cili zbuloi se 0.6% e popullsisë së rritur të Spanjës raportoi se ishte sulmuar seksualisht nga një prift kur ishin të mitur.

Kujtojet se gjithnjë e më shumë dalin në drite fakte nga e kaluara e afërt apo e largët, por më së shumti e largët, që tregojnë abuzime të priftërinjve katolikë me fëmië. Kjo, kudo ku ka patur e ka aktivitet fetar katolik, në ccdo kontinent.

Skandalet që dalin në dritë kanë detyruar Vatikanin që ta pranojë këtë fakt të dhimbshëm, këtë djall brenda tyre, duke kërkuar ndjesë.

Por deri diku, abuzuesit janë dhe “pa faj”, nga faji që nuk ia lejojnë vetes martesën, duke bërë që dlirësinë e pretenduar seksuale aty ta ndyjnë me abuzim seksual aty ku s’lejohet, nga që nuk bëjnë atë që lejohet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re