Mijëra zjarrfikës të ardhur nga e gjithë Spanja, marshuan në kryeqytetin Madrid drejt ndërtesës së Parlamentit me kërkesën për zgjerimin e të drejtave të tyre.

Pasi u mblodhën përpara ndërtesës së Parlamentit në Spanjë e cila ka lënë pas periudhën e verës ku luftoi me zjarret pyjore më të mëdha të historisë së saj, zjarrfikësit me kazma dhe lopata në duar hodhën slogane që të shpërblehet puna e tyre.

Në fund të protestës u lexua edhe një deklaratë, ku zjarrfikësit e cilësuan si “jo reale, të palogjikshme, të pamëshirshme dhe të papërballueshme” situatën që kanë përjetuar nga zjarret dhe kërkuan që të rriten masat parandaluese për zjarret pyjore.

Në deklaratë, me statusin e ri që kërkohet kundër problemit të zjarreve dhe ndryshimit të klimës u renditën kërkesat për zgjerimin e të drejtave të pensioneve, njohjen e sëmundjeve që burojnë nga profesioni dhe rritje të pagës.

“Angazhimi ynë është të sigurojmë që statusi i zjarrfikësve pyjor të bëhet realitet dhe të përmirësohen kushtet e tyre të punës. Realizimi kësaj do të nënkuptojë mbrojtjen e mjedisit në rast të shkretëtirëzimit në një situatë emergjence klimatike si dhe do të ndihmojë për forcimin e shërbimeve publike”, theksuan zëdhënësit e sindikatës.

Sipas të dhënave zyrtare në Spanjë, që nga fillimi i vitit e deri më tani janë djegur më shumë se 260 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re