Sot në kryeqytetin spanjoll Madrid është mbajtur protestë kundër ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në territorin ukrainas.

Një grup qytetarësh, mes të cilëve një numër i madh i atyre me origjinë ukrainase, janë mbledhur sot para ambasadës ruse në Madrid.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Stop Luftës”, “Stop Putin dhe Rusisë”, “BE, ndaloni pushtimin”, si dhe thanë se ishin të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe të dashurit e tyre në vend.

Tubime të ngjashme u organizuan edhe në Barcelonë.

Disa organizata joqeveritare nga Spanja paralajmëruan për nesër një protestë edhe më masive kundër ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re