“Unë nuk kam materiale që komprometojnë asnjëri në kuptim e keq të kësaj fjale. Në qoftë se bëhet fjalë për materiale të mirëfillta, unë nuk kam gjëra të shkruara as të skeduara sepse unë kam memorien në nivel super”.

Kështu deklaroi deputeti socialist Spartak Braho teksa ka folur në “Frontline” në Neës24 për çantën e famshme të zezë, me të cilën etiketohet.

Ai tha se kjo çantë në origjinë është shpikur nga Ilir Meta, teksa sa i përket materialeve që disponon, thotë se si jurist e di çfarë thuhet dhe nuk thuhet.

Mbaj mend çdo gjë, kam fiksuar çdo gjë dhe jam në gjendje të argumentoj çdo gjë. Kjo është çanta ime e zezë. Atë simbolikën çanta, thellë-thellë ose origjinalisht është kjo e ka shpikur ky vetë. Ik tha në emisionin e Blendi Fevziut dhe merr një çantë me vete që t’i trembësh këta. Ishte fjala atëherë, procesi, akuzës që iu bë nga Dritan Prifti.

“Nga çanta? Jo. Unë jam jurist. Unë e di çfarë thuhet dhe unë e di çfarë nuk thuhet. Kur them që e di çfarë thuhet, në radhë të parë kam parasysh koston që krijohet dhe për personin ndaj të cilit i drejtohem, por dhe ndaj opinionit, familjes, por në radhë të parë ndaj interesave të vendit. Ato që kam thënë, në rastet kur janë prekur rëndë interesat kombëtare dhe që lidhen kryesisht me veprimtarinë antikombëtare të Sali Berishës unë i kam thënë. I kam argumentuar të tëra. I kam thënë më shumë se sa mendonte ai, madje i kam thënë dhe pseudonimin agjenturor të tij. Madje i kam thënë hajde në gjyq, kundërshtoje. Të tjerat, unë nuk mund të marr përsipër të them gjëra që përbëjnë shkelje ligjore sepse mbaj dhe vetë përgjegjësi për atë punë.

Është temë e bukur kjo. Po unë me çantën e zezë kam ardhur deri këtu se të tërë kanë frikë nga çanta e zezë. Më tha një ditë Blendi Fevziu ore pash Zoti ça ka aty brenda, po hape i thashë, u turr me tërë mend ta hapte, çanta ishte boshe. Unë tërë kohën vij me mendjen plot të cilën e kam shumë të kthjellët”, deklaroi Braho.