Gazetari Spartak Koka ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se shumë shpejt mund të zbulohet një krim i rëndë që është bërë së fundi në vend.

Koka ka tha se zbulimi i krimit mund të bëhet nga kamerat e sigurisë, pasi kanë fiksuar targën e mjetit me të cilin është lëvizur viktima.

Po ashtu Koka tha se nëse nuk do të kishte kamera, ky krim nuk mund të zbulohej normalisht. Emisioni ishte i fokusuar te prania e kamerave të sigurisë në rrugët e kryeqytetit.

“Një ngjarje e fundit e fortë pritet që të zbulohet vetëm nga kamerat spiune në një qytet të vendit që kanë fiksuar kamerën e makinës me të cilën është lëvizur viktima. Jemi pranë zbulimit të një krimi. Pra kamerat spiune në një qytetar që ne nuk na merrte mendja po zbulojmë një krim që nuk mund të zbulohej normalisht”, u shpreh Koka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re