Skip to content

Spartak Ngjela: Basha e bëri të vetën, po Rama do ta nxjerrë korrupsionin e lartë jashtë partisë?

Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga Partia Demokratike të gjithë figurat e atakuara.

Ngjela ka shtruar pyetjen nëse i njëjti veprim do të pasohet nga kryeministri Edi Rama në drejtimin e Partisë Socialiste.

“Basha dje e bëri të vetën: e nxori jashtë Partisë thuajse të gjithë kurrupsionin e lartë që pritet të penalizohet.
Po Rama?”, shkruan Ngjela.