Për çështjen e shumë diskutuar të Teatrit Kombëtar, ka folur së
fundmi dhe Spartak Ngjela. Në studion e lajmeve në RTV Ora për protestën
e artistëve dhe angazhim e tyre Ngjela ka deklaruar se kjo kjo godinë
nuk vlen.

Sipas tij kush thotë se vlen ka prapaskena interesi.

BISEDA:

Spartak Ngjela: Le ta mbajnë si relike, se ai si teatër nuk vlen.
Kush thotë që vlen ka prapaskenë interesi. Ai si teatër nuk vlen, është
mesjetar.

Beti Njuma: Ai është ndërtuar në ’39 dhe nuk është mesjetar. Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit.

Spartak Ngjela: U rikonstruktua edhe ai Globusi i Shekspirit në
Londër, por e mbajnë për Shekspirin. Ai nuk vlen si teatër. Mund ta
mbanim si histori, por këtë pastaj e kanë në dorë qyteti. Unë do shkoj
ta bind qytetin që mbaje për histori.

Ka dy mënyra për të biseduar për të. Vlen si teatër? Jo, nuk është
modern. Si një objekt historik është gjë tjetër. Se si do ta ruajnë për
këtë nuk di të them. Por që ai nuk vlen më për të luajtur drama kjo nuk
diskutohet.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë
kundër shembjes së kësaj godine. Dy ditë më parë pati përplasje mes
policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia
rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD
shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet
monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re