Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se më 10 shtator do të jetë në Parlament, pavarësisht qëndrimit të SHBA pas shpalljes “non grata”.

Ndërkohë, sipas avokatit Spartak Ngjela, ligji shqiptar nuk e lejon një person që është shpallur “non grata” që të futet në Parlament.

“Është rast i rrallë të shpallet nongrata një ish-kryeministër…Amerikanëve po nuk u jep rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare, nuk e bëjnë këtë. Nga kjo kuptohet se ai ka shkelur rëndë, po se çfarë se dimë. Ata nuk flasin kot. Ky është një akt administrativ i dalë në Uashington”, tha Ngjela.

Më tej ai shtoi se: “Ne nuk dimë prova, por dimë që ata tërhiqen. Duke dalë “non grata”, nuk të le ligji shqiptar të jesh në parlament. Neni 2, pika 2 i ligjit për dekriminalizimin nuk ta lejon. Ligji shqiptar e ka.”

Ngjela thotë se mbetet për t’u parë nëse mandati i tij do të certifikohet nga KQZ apo Komisioni i Mandateve.

“Të premten mund të jetë në Parlament ai. Kur të dalë KQZ dhe Komisioni i Mandateve do të shohim që e ndalon neni 2 pika 2 e ligjit, edhe Doshin me atë e hoqën.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re