Spartak Ngjela thotë se edhe ai do të kishte vepruar njësoj si Rama me italianin Beccheti, të cilit Shqipëria mund t’i paguajë 109 milionë euro, për procedurat e ndjekura për mbylljen e Agon Channel.

“109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro.

Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë të keqe nuk bëri Rama.

Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e patë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë. Do ta kapin atë.

Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit?

Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet t’i kishte hequr të gjitha.

Për çfarë i donim këtu? Becchetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit.

Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë”, tha Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re