Nga Spartak Ngjela. Departamenti Amerikan i Shtetit i ktheu përgjigje me elokuencë Ilir Metës duke i thënë: Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë.

Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”.

Presdent më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta.

Kurse Metën e kër cënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore. Edhe DASh, kështu i thotë: “kryesorja është respektimi i ligjit”.

Nuk ndalohet dot kjo reformë, kot lodhet Meta. Dhe DASH njofton gjithashtu se Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u ngritur.Po Meta?Tani do të kthejë… duke pritur fatin e tij drejt hetimit: kjo duhet të jetë rruga e tij. Të shohim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re