I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, avokat Spartak Ngjela komentoi krizën politike në vend.

“Ky s’është legjimit, Hoxha nxori ilegjitim gjithë parlamentet e Perëndëmit. Se vendos Presidenca është apo jo legjitim, opinion mund të japë, është një organ gjyqësor që mund të thotë është i paligjshëm.

Gjithë ekipi i politikës ndërkombëtare tha do vinë zëvendësuesit, dhe ata erdhën. A ndodhin këto në botë, sigurisht që ndodhin. E vetmja gjë që duhet të pyesim është cili është ligji që është shkelur” u shpreh Ngjela.

Sa i përket kërkesës që kreu i shtetit bëri pranë KQZ lidhur me numrin e deputetëve në parlament, si edhe zërat e mundshëm për shpërndarje të parlamentit nga presidenti, Ngjela bëri deklaratën e fortë ndërsa tha se e pret burgimi i përjetshëm nëse e ndërrmerr një veprim të tillë.

“Nëse do të shkarkohet le ta lërë me kaq, nëse do të dënohet me burgim të përjetshëm le të vazhdojë nuk ka asnjë pikë në kushtetutë të shpërndajë parlamentin, pervec dy rasteve. Nëse bën një dekret jashtë kompetencave quhet i pavlefshëm dhe nuk e shqyrton askush”, -u shpreh Ngjela.

Avokat Ngjela shtoi se edhe vetë Rama ka pranuar që të ndryshohet data 30 qershor, por nuk kanë pranuar ndërkombëtarët, pasi janë të vendosur të mbahen zgjedhjet siç është parashikuar më herët.

“Data 30 qershor është një datë që nuk mund të lëvizë, sepse ne bëjmë pjesë në një organizëm politik perëndimor, jemi anëtar i NATO-s Ndryshimi i 30 qershorit është thirrje për anarki. Mbajtja e datës është thirrje për të mos pasur anarki.

Rama ka thënë se edhe mund të ndryshohet. Mirëpo, ndërkombëtarët nuk janë dakord për ndryshim të datës, sepse fiton anarkia. Çdo gabim ka kosto, ky është koncepti pragmatik. Koston e paguan popullin që nuk hyn në zgjedhje. Këta parti kanë menduar se do të krijonin përshtjellim social, por nuk ka krijuar problem të madh”, deklaroi Ngjela.

Më tej, avokati nënvizoi se Partia Demokratike duhet të ndryshojë lidershipin në rast se do një politikë të pranueshme për ndërkombëtarët.

“Data 30 qershor mund të ndryshojë vetëm me ndryshimin e elitës politikës në PD. Kështu ndërkombëtarët do të pranonin këtë gjë. Problemi është lidershipi i PD që kërkon të krijojë përshtjellim antikombëtar në Tiranë. Nuk e ka përkrahur asnjë ndërkombëatr deri tani. Nuk e pranon perëndimi optikën e presidentit.

Nuk ka kompetencë presidenti të shfuëzojë dekretin e tij, sepse ka dhënë pasojë juridike. Njëherë që e ka bërë Nishani, e ka bërë brenda Kushtetutës, se ishte muaji i fundit. Do tregojmë njëherë se nuk shkelim Kushtetutën dhe të lëmë pas anarkinë. Zgjedhjet nuk mund të quhen të vlefshme ose jo nga mendimi personal i politikanëve.  Dryshimi i 30 qershorit s’mund të bëhet pa vendim gjykate.  Kostoja e dëmit ulet duke ndryshuar lidershipit”, tha Ngjela.

Për avokat Ngjelën një akt juridik që nuk përmend ligjin është i pavlefshëm.

“Presidenti kujt ia dërgoi dekretin ia dërgoi KQZ-së, e cila e pa dhe kërkoi ku është ligji. Një akt juridik që nuk përmend ligjin është i pavlefshëm.”- tha Ngjela, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e KQZ, Klement Zguri.

‘Ai nuk ka intelekt profesional, profesioni vjen nga një intelekt akademik, nuk e ka popull i thjeshtë është. Juristët e KQZ ia kanë sqaruar por nuk do ta pranojë Është një dekret që nuk jep pasojë juridike. Pse nuk e ka kushtetuta rrëzimin e një dekreti. Si do i zhbësh pasojat. Ti e caktove, ditën e zgjedhjeve, dhe ky dekret i parë ka dhënë pasojë, është mbledh KQZ kanë dalë KZAZ, kush do e paguajë? Me paratë e korrupsionit do e paguajë”, vijoi më tej Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re