Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Padia e kandidatëve për oficerë të BKH është depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Për avokatin Spartak Ngjela këto lëvizje bëhen nga  persona të korruptuar që ishin deri sot brenda sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër Ngjela shtoi se, “të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit nuk kanë lënë gurë pa lëvizur”, por shtoi se, “jo vetëm që do të shpronësohen por do të shkojnë dhe burgjeve”.

“Këta i ka kapur ligji se futën duart në paratë e shtetit do të mundin Uashingtonin këta me fantazma juridike në Tiranë? Shkalla e gjykimit të ka gjykuar vetingun është shkalla më e lartë nuk mund ta rrëzojë askush”, deklaroi Ngjela.

Duke komentuar fondin prej 4 milionë euro për SPAK dhe BKH që parashikon projektbuxheti i vitit 2021, z. Ngjela tha se një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për pagat duke shtua se, “drejtësi pa rroga të larta nuk mund të lejohet. Rrogat qesharake në drejtësi krijuan korrupsionin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re