Aktori legjendar Kirk Douglas, ylli i fundit i madh në Hollywood, vdiq të mërkurën në moshën 103 vjeç, njoftoi djali i tij Michael Douglas.

“Eshtë me trishtim të madh që njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në 103 vjeç. Për botën, ai ishte një legjendë, aktori i epokës së artë të filmit (…) por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babi”, ka shkruar Michael Douglas në Facebook.

“Kirk ka pasur një jetë të bukur dhe la pas filma për brezat që do vijnë, si dhe kujtimin e një filantropi të njohur që ka punuar për të mirën publike dhe për paqen botërore”, shtoi ai,.

Djali i një refugjati hebre nga Rusia, ai lindi në 9 dhjetor 1916, si Isur Daniel Demski, në Amsterdam, një qytet në shtetin e New York-ut.

“E gjithë jeta ime ka qenë jeta e një njeriu të zemëruar … Zemërimi ka qenë shtytësi i jetës sime, një zemërim i madh kundër padrejtësisë”, thoshte Kirk Douglas.

Ai kaloi një fëmijëri të mjerueshme, duke vuajtur nga antisemitizmi dhe indiferenca e një babai alkoolist analfabet.

Ai luajti në rreth njëqind filma, disa prej të cilëve janë bërë klasikë. Ndërsa ajo që e bëri yll, ishtë “Spartaku” me temë nga antikiteti, prodhim i vitit 1960. Edhe ndër shqiptarë, ai u bë i njohir pikërisht me këtë film.

Kujtojmë se kur ishte 100 vjeç dhe Trump u zgjodh presidenti, Kirk Douglas u pozicionua kundër tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re