Speci i kuq, i verdhë dhe ai jeshil janë burimet më të mira të vitaminës C. Sidomos nëse ata janë të pagatuar ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin tonë veprojë si antidepresive, antiseptike dhe afrodiziakë të fuqishëm, shkruan .
Lista e sëmundjeve që shëron speci është e gjatë. Kjo perime ndihmon në largimin dhe shërimin e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, hipertensionit, diabetit, impotences, rënies së flokëve, reumatizmës, hemorroideve etj.
Speci nuk ka shumë kalori prandaj është një perime e shkëlqyer nëse doni të dobësoheni. Ai është i pasur me me minerale, vitamina, dhe sustanca të tjera të dobishme. Ai ka shumë herë vitaminë C se sa limoni dhe portokalli dhe rekomandohet shumë për forcimin e imunitetit dhe për të luftuar gripin.
Tek specat gjendet dhe një sasi te konsiderueshme e vitaminës B1 dhe B2. Përmban edhe vitamine E, së ciles i atribuohen vecoritl antikancerogjene, vitamina A, ndërsa nga mineralet gjenden kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që përmban është rreth 80 per qind, ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranise se alkaloidit kapsaicin.
Karotenoide
Një tip specifik antioksidanti, i njohur si likopen i jep specit të kuq (jo djegës) ngjyrën. Likopeni është i pranishëm edhe tek domatja. Është një karotenoid që ndihmon për luftimin e radikaleve të lira. Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu edhe në parandalimin e disa tipeve të kancerit, veçanërisht kancerit të prostatës tek meshkujt. Speci i verdhë dhe me ngjyrë portokalli është gjithashtu i pasur në karotenoide, që mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.
Të gjitha tipet e specave janë të pasura në kalium. Ky mineral shërben për të ekuilibruar pehashin e gjakut si dhe mban në ekuilibër lëngjet dhe mineralet në trup, forcon muskujt dhe rregullon tensionin e gjakut. Një tas me speca jeshil përmban 261 mg kalium, ndërkohë ata të kuq dhe të verdhë përmbajnë mbi 300 mg për tas. Specat ofrojnë 3 g fibra në një tas, që ndihmojnë funksionin e tretjes dhe nivelet e kolesterolit.
Speci ka pak kalori, pra është një ushqim i shkëlqyer kundër shtimit të kilogramëve të tepërt. Një tas me speca ka 30 deri në 40 kalori.
Kapsaicini është lëndë e cila i jep djegësinë. Nga sasia e kapsaicinls, specat ndahen në të ëmbël dhe djegës. Vlerat e kapsaicinin njihen që nga lashtësia. Ajo ndihmon kundër bakterieve të këqija, përmirëson tretjen e ushqimit dhe nxit metabolizmin.
Speci ka efekt te dobishëm dhe në qarkullimin kapilar siperfaqësor, falë një tjetër përbërësi– citrinës. Citrina ndikon në elasticitetin dhe depërtueshmërinë e kapilarëve, që është e rëndësishme në shërimin e arterosklerozes. Speci është ushqim që hap oreksin.
Besohet se speci, sidomos ai djegës, është afrodiziak i shkëlqyer sepse nxit epshin. Në Azi speci djegës është përdorur prej mijëra vitesh.
Përveç efektit afrodiziak, kjo perime e lashtë me veti shëruese ka fuqi stimuluese në lëkurën e kokës.
Në Itali speci është perime e adhuruar deri në atë masë, saqë ekziston “Academia Italiana del Peperoncino”. Spanjollët kanë institutin e vet për specat. Mendohet se spanjollët e sollën specin ne kontinentin europian nga Amerika Jugore qe në shekullin XV.
Të gjithë preferojnë ndonjëherë të hanë ushqim djegës, i cili i ka edhe avantazhet e tij. Por, cilat janë pesë përfitimet e fshehta të ushqimit djegës.
-Ndihmon në humbje të peshës
Ushqimi ekstra-pikant çon në reduktim të peshës trupore. Studimet kanë treguar se specat djegës përmbajnë kapsaicinë, përbërës që ka një efekt termogjenik, përmes të cilit e ndihmon trupin të djegë më shumë kalori.
-Parandalon kancerin
Studimet kanë treguar se kapsaicina në specat djegës i vret qelizat e kancerit. Kjo perime djegës gjithashtu ndihmon në luftimin e ftohjeve, shërben si parandalim i goditjes në tru dhe parandalon trashjen.
-Mbron zemrën
Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si dhe zvogëlojnë ndikimin negativ të kolesterinës së keqe, shkruan Koha.net.
-Ul shtypjen e gjakut
Është dëshmuar shkencërisht se specat djegës e ulin shtypjen e gjakut dhe relaksojnë enët e gjakut.
-Largon zemërimin
Ushqimi djegës stimulon prodhimin e serotoninës, një hormon ky që i bën njerëzit të ndihen mirë. Prandaj është i dobishëm në luftimin e depresionit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re