Home SHQIPERIA “Specialet” aksion dhe në Vlorë

“Specialet” aksion dhe në Vlorë

0

Pas Elbasanit, aksionin për kontrollin dhe sekuestrimin e makinave luksoze, për të cilat nuk justifikohet burimi i të ardhurave është shtrirë edhe në Vlorë.
 
Që në orët e para të mëngjesit, forcat speciale kanë zbarkuar në qytetin bregdetar, ku kanë nisur operacionin “vjeshtë 2017”. Policia ka ushtruar kontrolle te imta, në disa ambiente dhe automjete. Në shënjestër janë personat e shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale në qytetin bregdetar.
 
Kjo është një nga makinat e luksit, e ndalur nga policia në qendër të qytetit dhe po i nënshtrohet kontrollit.
 
Pamjet tregojnë se drejtuesi i mjetit nuk ka bërë rezistence, duke lejuar kontrollin nga policia. Pas verifikimit, drejtuesi i makinës dhe personat e tjerë që ndodheshin në mjet janë shoqëruar.
 
Ndërkohe është arrestuar Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën disa gram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa në banesën e tij j iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, si dhe një shumë prej 6000 euro, si edhe disa aparate të ndryshme celular.
 
Ndërkohe në Elbasan, vijoji edhe këtë te premte aksioni i Forcave Speciale. Burime nga policia bëjnë me dije se u ndaluan katër automjete për verifikim dhe u shoqëruan 6 persona.