Infektimet e shumta ditore me Covid-19, po ngrenë më shumë dyshimet se në vend po qarkullojnë variantet e reja të virusit.

Specialisti i ISHP Artan Simaku, thotë se shtimi i rasteve tek të rinjtë mund të jetë dhe si pasojë e prekjes nga këto mutacione.

“Ky është vetëm një dyshim pasi për shkak të situatës epidemiologjike dhe trendit të rritjes së numrit të rasteve mes të rinjve është një rritje që nuk justifikohet më me rastet e festave”, ka thënë ai.

Dyshimet e ekspertëve vijnë pas rasteve të humbjeve të jetës tek të rinjtë pa sëmundje bashkëshoqëruese. Por ku dallon Covid dhe mutacionet e tij?

“Nuk ka ndryshim në simptoma vetëm se variantet e reja kanë një trasmetueshmëri më të shpejtë.

Ato përhapen rreth 70% më shpejt se Covid”, është shprehur mjeku.

Një ditë më parë, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino tha se janë dërguar 50 mostra për tu analizuar në Londër, me dyshimin se mund të jenë mutacion i virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re