Gjykimet për funksionarët politikë të Maqedonisë nuk kanë të ndalur. Pas gjykimit të djeshëm të kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në bankën e të akuzuarve për manipulime zgjedhore ndodhen deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe ish-drejtori i burgut të Idrizovës, Ismet Guri.

Të akuzuarit në fillim të seancës kanë kërkuar përjashtimin e Prokurorisë Speciale si palë nga kjo lëndë. Mirëpo kjo kërkesë nuk u morr parasysh nga gjykatës, e cila konkludoi Specialja është organ i cili ka autonominë e vetë të veprimit.

D0eputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që kanë qenë anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së.

Specialja për ka kërkuar edhe paraburgim për këtë dyshe, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit ku në vend të masës së paraburgimit u janë marrë pasaportat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re