Një aktivitet ndryshe sot në Berat ku për të dytën herë kanë ardhur motoristët e Enduro Albania në bashkëpunim me Bashkinë Berat në një aktivitet të veccantë këtë fundjavë. Qendra e qytetit ka gumëzhirë nga zhurmat e motorëve që kishin ‘’pushtuar’’ gjithë pedonalen e Beratit.

Motoristët e ardhur nga gjithë Shqipëria por jo vetëm në Berat kanë dhënë numra spektakolar të sporteve ekstreme mbi dy rrota. Dhjetra qytetar beratas kanë ndjekur këtë aktivitet që ka nisur rreth orës 10:00, ashtu si organizatorët kishin njoftuar dhe ka vazhduar për rreth tre orë.

Më pas ky aktivitet është mbyllur me një paradë të gjithë motorëve pjesëmarrës që nisi nga pedonalja për të vazhduar përreth qytetit në sytë e qytetarëve që ndoqën këtë aktivitet të veccantë në Berat.

Ashtu si, lajmëruan edhe vet organizatorët një spektakël të tillë e kanë zhvilluar vetëm në Tiranë gjatë muajit prill dhe kështu Berati bëhet qyteti i dytë shqiptar ku zhvillohet një event i tillë i sporteve ekstreme me motora./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re