Bayern Munich ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League pas një mbrëmje spektakolare në “Allianz Arena” përballë Real Madrid, në takimin që përfundoi 4-3 dhe me fitoren 1-2 në ndeshjen e parë.
Takimi i luajtur në Mynih nisi menjëherë me gol, me Guler që përfitoi nga gafa e Manuel Neuer, ndërsa pas 5 minutash, vendasit barazuan me Pavlovic.
Në minutën e 29’, ishte sërish talenti turk që kaloi Realin në avantazh, kësaj radhe me një supergol nga goditja e dënimit.
Gjithsesi, Kane barazoi takimin në minutën e 38’, ndërsa pas 4 minutash, Mbappe kaloi sërish në avantazh madrilenët.
Të dyja skuadrat donin kualifikimin, por gjithçka u vështirësua për “Los Blancos” pas daljes me karton të kuq të Camavingas në minutën e 86’.
Pas tre minutash, Luis Diaz shënoi dhe golin e tretë, ndërsa në sekondat e fundit, Olise dha goditjen përfundimtare.
Kështu, Bayerni kalon më tej në Champions, aty ku do të gjejë PSG-në, ndërsa Reali eliminohet për herë të dytë radhazi në çerekfinale.
Arsenali është skuadra e radhës që kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League, kjo pas barazimit 0-0 në Londër përballë Sportingut dhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë në Lisbonë.
Çiftet gjysmëfinale janë:
PSG – Bayern Munich
Atletico Madrid – Arsenal



