Skip to content

Spikerja e lajmeve: Nuk jam homofobe, jam Xhenifobe, ajo kërkon të drejta dhe privilegje duke bërë lesbiken…

 

Spikerja e lajmeve, Blerta Tafani, prej ditësh është përfshirë në një debat “të nxehtë” me Xheni Karajn, lidhur me kerkesat e cuditshme te LGBT.

Në fakt debati nisi për shkak të një emisioni televiziv, i nxitur nga një kërkesë e një shoqate për të drejtat LGBT+ në Angli, ndaj punonjësve të vetë shoqatës, për të përdorur etiketimin “prindit që lind”.

Gjatë debatit në formë “sherri” në ABC, Tafani deklaroj se lesbikja Karaj, e “degjeneron shoqërinë”, “nuk bën dot familje”, “është fatkeqësi të ketë fëmijë”, etj.

Në reagimin e saj, Tafani thotë se nuk është homofobe, por është Xhenifobe, pra ka fobi nga kerkesat absurde te Xheni Karaj si individe.

Reagimi i plotë i Blerta Tafanit:

Nje sqarim per Xhenin dhe portale si ky:

1- te mendosh ndryshe nga Xheni nuk eshte faj.

2- te dua familjen time tradicionale dhe te dua qe femija im te kete nje nene dhe nje baba ashtu si edhe une eshte e drejta ime, eshte deshira ime me e madhe, eshte baza e shoqerise dhe e jetes!

3- une nuk jam homofobe, jam xhenifobe

4- nuk e diskriminova une nje individ qe me quan injorante, qe i denigron grate duke thene: skemi nevoje te lindim ne, se lindni ju per ne, qe kerkon te drejta dhe privilegje vetem duke bere lesbiken.

5- Reagimi im eshte thjesht i natyrshem, nisur nga ndjeshmeria ime per nenen dhe babain, per vajzen time, per familjen shqiptare dhe gjithe shoqerine qe bazen e ka pikerisht nga kjo.

Ndersa Xheni dhe portali me poshte, duan njeri fonde, njeri klikime.

Pune te mbare te dyve