Skip to content

Spiropali dhe Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i BE-së, garanci për të ardhmen e të rinjve

ffeba45b 1701 42b8 82f2 08d5708bb59c

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën e grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Vjenë me ftesë të Ministres së jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger.

Në takim mori pjesë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, si dhe Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Mesazhi i Spiropalit:

📍Vjenë – Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, në takimin e grupimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e zgjerimit të BE si investim për të ardhmen europiane.

🇪🇺Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, shtimin e sigurisë europiane, të ardhmen e të rinjve tanë.

☀️🇦🇱Kjo është koha e Shqipërisë, dhe ne jemi gati të ecim më shpejt!⏳