Zëdhënësja e qeverisë dhe ministresha e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në Abc News, ka komentuar skandalin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili justifikoi dhūnën ndaj një 15 vjeçari, duke përdorur një video nga një film oër të denigruar nënën e tij.

Spiropali tha se drejtori ka qenë në stres dhe se ka gabuar, por mori ndëshkim moral.

Elisa Spiropali: Ishte deklaratë e gabuar, e nxituar, e panevojshme, arsyetoj unë dhe ata që janë pyetur, edhe kryeministri. Drejtori i Përgjithshëm është në një stres të madh, nën një presion të jashtëzakonshëm…

Juli Xhokaxhi: Zonja Spiropali, ky nuk mund të jetë një justifikim, që ka qenë i stresuar, sepse mund të dalë dhe roja i shkollës të thotë isha i stresuar…

Elisa Spiropali: Më dëgjuat të justifikoj drejtorin?

Juli Xhokaxhi: Sapo thatë ishte shumë i stresuar.

Elisa Spiropali: Fola mbi kontekstin ku operaon drejtori i policisë, Ku plūmbat politikë  e mediatikë që bien mbi drejtorin e policisë. Ishte një deklaratë e panevojshme dhe e gabuar. Ka marrë ndëshkimin publik dhe moral dhe vërejtjet përkatëse. Por veprimtaria e tij në krye të policisë është me e vlefshme se sa gabimi që ka bërë.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re