Skip to content

Spiropali i shkon Begajt në zyrë, në fokus zgjedhjet e 11 majit dhe sesioni i ri parlamentar

900 0 1727951645xelisa 948 752x440 1

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar me Presidentin e vendit, Bajram Begaj ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se kryeparlamentarja ka shkuar në Presidencë rreth orës 12:00.

Nuk dihen çështjet  që do të diskutojnë Spiropali dhe Begaj, por ky takim vjen në prag të sesionit të ri parlamentar, i fundit i kësaj legjislature, dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare.