Elisa Spiropali ka shpërthyer sot në fjalën e saj në Kuvend, ku ka mbrojtur ligjet censuruese ndaj medias online.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali kërcënoi gazetarin Ylli Rakpi, duke përdorur fakte të shtrembëruara.

Dy ditë më parë, në një intervistë për Ora News, Rakipi u shpreh se Spiropali ngjan me gruan e Gëbelsit, e cila me komandën e Hitlerit helmoi edhe fëmijët e saj, për të treguar devotshmërinë ndaj liderit. Në këtë deklaratë, nuk kishte asnjë referencë për fëmijët e Spiropalit, por vetëm për sjelljen e saj politike, për të cilën media dhe gazetarët kanë detyrimin të flasin pa censurë.

Por, zëdhënësja e Skënderbeut, ka kërcënuar gazetarin nga foltorja e Kuvendit, duke u shprehur se nëse nuk ekziston ligji, i bie që ajo dhe burri i saj ta rrahin gazetarin në rrugë.

“Dy mundësi ka, siç ishim në kohët e mëparshme, në rast se nuk ka gjykatë, nuk ka ligj, nuk ka kod nuk ka rregullator, atëherë njeriu i zgjidh vetë problemet. I bie që sa herë këta zotërinj të na fyejnë ne dhe qyetarët, qytetarët dhe ne të shkojmë dhe t’i rrahim këta në rrugë. Apo jo? I bie që ai kur të më përmendi mua, fëmijën e palindur akoma dhe helmimin, unë të shkoj, bashkë me bashkëshortin tim dhe ta rrahim në rrugë, apo jo? Por, ne nuk e rrahim dot në rrugë, se s’jemi si ata. I ka rrahur ai që është kampioni sot i fjalës së lirë, ai që ulej aty, i ka bërë të vdekur dhe akoma kanë frikë nga hija e tij, rrinë nëpër emisione drejt dhe sus, sepse i tremb hija e plumbave të atij. Këta po mbrojnë fjalën e lirë? Ka një aspekt qesharak, janë mbrojtësit e kësaj. Kur i shohin me parrulla, besoj e shohin se sa qesharake dhe e pavërtetë, është beteja e tyre. Nuk kanë asnjë fakt, nuk e kanë lexuar, fare“, u shpreh Spiropali.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re