Pasi rregulloi të gjitha punët në Partinë Socialiste dhe veçanërisht të gjitha punët e “Skënderbeut”, Elisa Spiropali, duket se e ka kthyer vëmendjen, në kampin kundërshtar dhe po merret me hallet e partive opozitare.

Spiropali duket se ka një dashamirësi të shtuar ndaj Jozefina Topallit këto kohë dhe pasi ka hulumtuar dhe menduar natë e ditë, ka gjetur edhe pse Lulzim Basha “e ka zili” Jozefinën. Kjo ndodh, sipas Spiropalit, sepse Jozefina është një matematiciene…

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit. Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik. Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet“, shkruan Spiropali, me një vetësiguri dhe vetëkënaqësi të pa matshme.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re