Pas dekretimit të anëtares së dytë për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Presidentit Ilir Meta ka reaguar zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.

 

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se presidenti përmes këtij dekretimi iu kundërvu dhe njëherë Reformës në Drejtësi, pasi sipas saj, përzgjodhi një gjykatëse mbrapa liste.

 

Për Spiropalin, Meta përmes këtij veprimi tregoi edhe njëherë që ka frikë nga drejtësia.

 

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste. Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re