Gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Socialiste në Kavajë, drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, vuri theksin gjatë fjalës së saj te roli historik i Kavajës në lëvizjet demokratike dhe aspiratat europiane.

“Kavaja ka disa data që nuk mund t’i harrojë. Në mars të vitit 1990, nga stadiumi ‘Besa’, u lëshua thirrja e parë e hapur kundër regjimit komunist: ‘Liri, Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, tha  Spiropali, ndërsa shtoi se “dy vite më vonë, në mars 1992, Kavaja, ashtu si gjithë vendi, i dha fund një regjimi që kishte shtypur dhe varfëruar shqiptarët për dekada, duke hapur një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë.”

Spiropali u shpreh e bindur se më 11 maj Kavaja do të nisë një faqe të re, atë të një të ardhmeje europiane.

“Prandaj në 11 maj 2025, Kavaja do t’i vejë kapak zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin e Kavajës europiane dhe të Shqipërisë europiane. Në vend të shëmbëlltyrave të këqia të komunizmit, në vend të idhujve të rremë të tranzicionit, Kavaja do të zgjedhë destinacionin e saj europian, të cilin e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama”, tha ajo.

Spiropali: Kavaja ka disa data që nuk mund t’i harrojë. Në mars 1990 nga stadiumi “Besa”, në të parën protestë të hapur kundër regjimit, shpërtheu thirrja e rinisë kavajase: “Liri, Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Në mars 1992 Kavaja, ashtu si gjithë Shqipëria, i vuri kapak një rregjimi që kishte shtypur e varfëruar shqiptarët dhe hapi një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Këto janë prova që tregojnë se sa herë shqiptarët kane qenë të lirë, ata kanë zgjedhur Europën, sepse shqiptarët janë një ndër bërthamat e vjetra të Europës.

Por Kavaja u zhgënjye. Ata që i premtuan Europën, vodhën zgjedhjet në 1996, i vunë shqiptarët kundër njeri-tjetrit në 1997, bënë grusht shteti në 1998, vranë 26 njerëz në biznesin e tyre në 2008 dhe vranë me armët e shtetit katër protestues të lirë në 2011.

Prandaj në 11 maj 2025, Kavaja do t’i vejë kapak zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin e Kavajës europiane dhe të Shqipërisë europiane. Në vend të shëmbëlltyrave të këqia të komunizmit, në vend të idhujve të rremë të tranzicionit, Kavaja do të zgjedhë destinacionin e saj europian, të cilin e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Kavaja nuk do të mbetet peng i një partie, e cila edhe vetë është peng i një njeriu, që lufton jo për Kavajën dhe Shqipërinë, por për hallet e tij personale e familjare.

Sot, 35 vjet më pas protesëts së parë kundër regjimit, Kavaja dhe Shqipëria janë më afër se kurrë ëndrrës europiane. Sot, kemi në tryezë një plan të dakordësuar me BE-në, për t’i mbyllur negociatat në 2027 dhe për tu anëtarësuar brenda kësaj dekade, për të hyrë në këtë perimetër të madh lirish e të drejtash dhe të jetojmë me dinjitet e të barabartë me qytetarët europianë.

Gjatë kësaj fushate u takuam me ju, motra e vëllezër cep më cep, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe fshat më fshat. Bashkëbiseduam me qytetarë, profesionistë, sipërmarrës, fermerë, gra e vajza, me të rinj dhe votues për herë të pare, pensionistë e veteranë, ish të persekutuar, romë e egjiptianë, dhe gjetëm ngado mbështetjen tuaj, që është një frymëzim i madh për ne. Prandaj jemi të bindur se në 11 maj Kavaja dhe Rrogozhina do të shënojnë një nga fitoret më të bukura në historinë e Partisë Socialiste, në qarkun e Tiranës dhe në Shqipëri.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko