Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar sot në Prishtinë Kryetarin e  Kuvendit Glauk Konjufca, në përpjekje për të krijuar një axhendë bashkepunimi me qeverinë Kurti.

Në një njoftim të tij Konjufca thotë se u dakorduam “që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror. Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj.”

Shenjat e para të zbutjes ishin disa ditë më parë kur Kurti uroi Ramën në Twiter për konstituimin e qeverisë së re, pas dekretimit nga Ilir Meta dhe përgjigjia e Ramës se “mezi pret të vij në Kosovë”.

Vizita e Spiropalit duket se se po përgatit terrenin për rikthimin e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive, praktikë që u ndërpre nga Kurti pas ardhjes në pushtet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re