Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se opozoita doli në rrugë pasi sipas saj ka frikë nga reforma në drejtësi.

Nga Kolonja ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin e PS për Bashkinë, Erion Isai, Spiropali tha se më 30 qershor të gjithë Kolonjarët duhet të votojnë me qetësi ashtu sic u ka hije.

 “Është drejtësia që i tremb. Ata nuk e marrin peng Shqipërinë, nuk iu marrin dot juve, sepse do të vijojmë përpara. 

Më 30 qershor të gjithë kolonjarët duhet të votojnë ashtu siç i ka hije, për të treguar që Shqipëria ka rend, ka ligj dhe Shqipëria do të bëhet dhe një çetë kaçakësh nuk na nxjerr dot nga kjo rrugë. 

Edhe në 1997 Kolonjarët rrinin në radhë për të paguar energjinë elektrike.

 Tani është detyra jonë të organizohemi me qetësi dhe të shkojmë në qendrat e votimit për të hedhur votën, për të treguar se jemi europianë.

Katër veta, të cilët çnuk i kanë bërë Shqipërisë nuk do guxojmë më të luajnë me fatin e saj. Vetëm Edi Rama dhe PS meriton të votohet dhe ju meritoni të qeveriseni me pasion dhe me dashuri për këtë vend

Këtu në Kolonjë kemi sjellë djalin tuaj, Erion Isain. Ai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por i mungonte kontributi për Kolonjën. 

Ai ka dashurinë për këtë vend dhe për këtë ka sjellë bashkëshorten dhe vajzën këtu dhe ka vendosur të kthehet të jetojë këtu së bashku me ju. 

Ju nuk e kuptoni dhe nuk mund ta besoni që katër veta që çfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë, mund të guxojnë më të luajnë me fatinë  e saj dhe unë kam besim se ju do të jepni një shembull në votime dhe do të tregoni se PS meriton të votohet”, u shpreh Spiropali..  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re