Drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për PS, Elisa Spiropali ka ironizuar kandidatin e opozitës për këtë bashki, Bardh Spahinë.

 

“Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu”, shkruan Spiropali.

 

Pas fitores së thellë të PS në Kamëz, Vorë dhe Elbasan, Spiropali i bën thirrje Bardhit që të shohë Kamzën dhe të përgatitet.

 

Kamza, njësoj si Shkodra janë njohur për shumë kohë si bastione të djatha.

 

Benet Beci i Partisë Socialiste qëndron përballë Bardh Spahisë së koalicionit “Bashkë Fitpjmë”, i xili shprehu bindjen për fitore të thellë të një tjetër mandati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re