Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë mbledhjes së ditës së sotme në komisionin e Ekonomisë deklaroi se agjencia për monitorimin e administratës do të jetë në funksion të qytetarëve.

Spiropali shtoi se do të gjobiten institucionet në rast se nuk kthejnë përgjigje për shqetësimet e qytetarëve. Lidhur me akuzat e opozitës për sistemin e patronazhimit, ajo tha se në kohë zgjedhjesh të gjitha partitë duhet ta kenë një listë të tillë, përndryshe sipas saj do të ishin si magazina pa inventarë.

“Mbi mbivendosjen e funksioneve dhe ankimeve nga qytetarët. Të gjitha zyrat zhbëhen me këtë ligj dhe ka një zyrë të vetme për ndjekjen e procedurave. Të gjitha ankesat kalojnë në të njëjtin proces që janë më gjurmueshëm. U ngrit nga zoti Shehi por e dëgjoja si shqetësim edhe nga të tjerë çështja e një ngritjes së një strukture për kontrollin e administratës.

Kjo do ishte në rastin kur kryeministri vendosi një telefon para zyrës së tyre dhe thonë Alo, na merrni në telefon dhe i heqim nga puna. Kjo krijon përmes një ligji që tashmë funksionon dhe normon çdo masë administrative. Këtë e ruan titullari i institucionit. Nuk ka marrëdhënie varësie. Ai jep urdhra dhe institucionet zbatojnë.

Nuk krijon marrëdhënie ndërvarësie agjencia me institucionet e tjera. Nuk ka asnjë kategori imperative këtu. Çështja e gjobave mund të ketë keqkuptime. Nëpunësit nuk gjobiten dy herë. Gjobiten institucionet në rast se nuk kthejnë përgjigje. Nuk ka shkelje të parimit të autonomisë vendore. Në kohë zgjedhjesh të gjitha partitë kanë një listë patronazhimi, ndryshe janë magazina pa inventarë që nuk dinë kush i voton”, u shpreh Spiropali.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re